Ky është një opinion dhe analizë personale e autorit.

Nga Gjergj Yllneshaj

Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« publikoi njĂ« “Demonstration Alert”, duke paralajmĂ«ruar qytetarĂ«t amerikanĂ« tĂ« shmangin zonat ku zhvillohen protestat dhe duke theksuar se situata mund tĂ« ndryshojĂ« me shpejtĂ«si. NjĂ« njoftim i tillĂ« tregon se zhvillimet nĂ« ShqipĂ«ri po ndiqen me vĂ«mendje.

Por pikërisht këtu fillojnë pyetjet e mia.

Nëse situata është aq serioze sa të justifikojë një alarm zyrtar për qytetarët amerikanë, përse nuk dëgjohet asnjë qëndrim publik politik nga Ambasada Amerikane? Përse nuk dëgjohet zëri i Delegacionit të Bashkimit Evropian? Përse kjo heshtje?

Shqiptarët nuk kanë harruar vitet kur Donald Lu, Yuri Kim dhe Romana Vlahutin ishin vazhdimisht të pranishëm në debatin politik shqiptar. Deklaratat e tyre ishin të forta, të shpeshta dhe ndikuan në mënyrën se si zhvillohej debati publik. Në sytë e shumë qytetarëve, ato deklarata u perceptuan si mbështetje për qeverinë socialiste dhe për drejtimin politik të Edi Ramës.

Mjafton të kujtojmë deklarata që kanë mbetur në kujtesën e publikut, si ajo e Yuri Kim, e interpretuar nga shumë shqiptarë si një mesazh i fortë në mbështetje të kursit politik të qeverisë. Këto episode nuk janë harruar.

Sipas bindjes sime, ndërhyrjet e vazhdueshme publike të diplomatëve perëndimorë në vitet e kaluara krijuan një klimë politike që, në perceptimin tim dhe në perceptimin e shumë qytetarëve, përfundoi duke forcuar pozitën politike të Edi Ramës.

Sot, në vitin 2026, shohim një Kryeministër shumë më të fortë politikisht se vite më parë.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja ime.

A kanë ndryshuar strategji ambasadat?

Nëse dje zgjidhnin të flisnin pothuajse për çdo zhvillim politik, sot duket se kanë zgjedhur një rrugë tjetër: të mos flasin, të mos shohin dhe të mos dëgjojnë.

Për mua, kjo nuk është një heshtje pa peshë.

Përkundrazi.

Unë pyes veten nëse, pikërisht sepse qeveria është sot shumë më e konsoliduar politikisht, diplomacia ka zgjedhur të mos ndërhyjë më publikisht.

Sipas analizĂ«s sime, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« heshtja diplomatike nuk e dobĂ«son qeverinĂ«, por pĂ«rkundrazi e favorizon atĂ«. NĂ« perceptimin tim, mungesa e deklaratave publike ul presionin ndĂ«rkombĂ«tar mbi Edi RamĂ«n dhe i jep qeverisĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« politike sesa do t’i jepnin deklaratat e dikurshme.

Pikërisht për këtë arsye shtroj një pyetje tjetër: a kemi hyrë në një strategji të re diplomatike? Një strategji ku deklaratat publike janë zëvendësuar nga heshtja. Sipas analizës sime, kjo heshtje nuk është thjesht mungesë reagimi, por një mënyrë tjetër veprimi, e cila, në praktikë, mund të prodhojë të njëjtin efekt politik që dikur kërkohej përmes deklaratave publike.

Ky është përfundimi ku kam arritur duke parë dhe ndjekur zhvillimet politike ndër vite. Historia që kemi jetuar dhe mënyra se si kanë vepruar aktorët diplomatikë më çojnë në këtë analizë. Natyrisht, çdo lexues është i lirë të nxjerrë përfundimet e veta.

Por një gjë është e sigurt.

Kur një popull proteston për javë të tëra dhe diplomacia ndërkombëtare kufizohet vetëm në paralajmërime sigurie për qytetarët e saj, ndërsa shmang çdo koment publik politik, shumë qytetarë fillojnë të bëjnë pyetje.

Edhe unë jam një prej tyre.

A është kjo thjesht neutralitet diplomatik? Apo është strategjia e re e diplomacisë:Sërisht për të favorizuar Edi Ramën.

Di GjergjYllneshaj

Gjergj Yllneshaj është autor shqiptar. Merret me çështje sociale, kulturore dhe aktualitetin që lidhet me Shqipërinë dhe diasporën shqiptare ne Torino.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarĂ  pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *