“Do të ik kur të dua unë.”
Kështu e kam dëgjuar Kryeministrin shqiptar të shprehet disa vite më parë ne nje studio televizive.
Dhe, të them të drejtën, pas kaq shumë vitesh, kjo është një frazë që të bën të reflektosh.

Për vite me radhë, shumë eksponentë të opozitës dhe të Partisë Demokratike kanë akuzuar Sali Berishën për përqendrim pushteti dhe për kontroll të partisë. Janë bërë thirrje publike që deputetët dhe drejtuesit politikë të mos heshtnin përballë asaj që konsiderohej si privatizim i partisë.
Sot dua t’u drejtohem pikërisht atyre politikanëve.
A vlejnë ende të njëjtat parime?

Nëse dikur u bënit thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të distancoheshin nga Sali Berisha, pse sot nuk e bëni vetë të njëjtën gjë me Edi Ramën?

Nëse dikur flisnit për demokraci të brendshme, rotacion dhe kufizim të pushtetit personal, pse sot nuk e ngrini të njëjtin shqetësim?

Çdo deputet ka detyrimin të pyesë veten nëse përfaqëson interesin e qytetarëve apo vetëm interesin e partisë.
Historia gjykon jo vetëm ata që veprojnë, por edhe ata që heshtin.

Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjithë deputetëve që të reflektojnë mbi përgjegjësinë e tyre politike dhe morale ndaj vendit.
Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, për debat të lirë dhe për politikanë që vendosin interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër.